Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se, me kërkesë të Sekretares së Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, ka urdhëruar Sekretarin e Luftës Pete Hegseth të sigurojë të gjitha trupat e nevojshme për të mbrojtur qytetin e Portlandit, i cili është përfshirë nga trazirat dhe sulmet e grupeve si Antifa dhe terroristë të tjerë vendas.

Në një postim në platformën Truth, Trump theksoi se është autorizuar përdorimi i forcës së plotë në rast se situata e kërkon.

Në të njëjtën deklaratë, ai akuzoi FBI-në për infiltrimin e 247 agjentëve gjatë protestave kundër Capitol Hill më 6 janar 2021, duke pretenduar se këta agjentë kanë vepruar si agjitatorë dhe kanë nxitur kryengritje.

Kjo nismë e Trump vjen në një moment tensioni të lartë mes autoriteteve dhe protestuesve në Portland, ku veprimet e grupeve radikale kanë sjellë dëme të konsiderueshme në infrastrukturën lokale dhe goditje ndaj strukturave të ICE-së.