Mediat izraelite raportojnë se një zonë industriale në jug të Izraelit është përfshirë nga flakët pas një sulmi me raketa të lëshuara nga Irani.
Sipas raportimeve pamjet tregojnë re të dendura tymi të zi që ngrihen nga kompleksi industrial Ne’ot Hovav, i vendosur në shkretëtirën Negev, pranë qytetit Beersheba.
Deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar.
Ngjarja vjen pasi Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan se po punonin për të neutralizuar raketat e lëshuara nga Irani drejt territorit izraelit.