Presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar se është i gatshëm që të rikthehej në bisedime me Iranin, nëse Teherani do të paraqiste propozime më të mira.

Disa orë pas anulimit të vizitës së Witkoff dhe Kushner në Islamabad për shkak të tërheqjes së iranianëve, presidenti i SHBA theksoi se iranianët kanë treguar paqëndrueshmëri. Sipas Trump ka një luftë të brendshme të udhëheqjes në Iran.

I pyetur për mundësinë e përfundimit të armëpushimit në Iran, Trump tha se nuk e kishte menduar.

“Do të negocioj me këdo që të më duhet, por nuk ka arsye të presim dy ditë… do ta bëjmë kur të duan, mund të më telefonojnë, i kemi të gjitha dokumentet në duar”, tha ai.