Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në Nepal, pas përleshjeve të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Mijëra qytetarë, kryesisht të rinj që e identifikojnë veten si “Gjenerata Z”, u mblodhën pranë ndërtesës së parlamentit në Katmandu, duke kundërshtuar vendimin e qeverisë për të mbyllur platformat Facebook, X dhe YouTube.

Autoritetet justifikojnë ndalimin e rrjeteve sociale me nevojën për të luftuar lajmet e rreme, gjuhën e urrejtjes dhe mashtrimet online. Por protestuesit e quajnë vendimin një sulm ndaj lirisë së fjalës.

Ministri i Komunikimit i tha BBC-së se policia u detyrua të reagojë “ashpër” ndaj dhunës së turmës, ndërsa tensionet mbeten të larta në kryeqytetin nepalez.