Një 16-vjeçar u plagos me armë zjarri në një shesh lojërash në lagjen Weilimdorf të Stuttgartit, pas një përleshjeje midis 10 deri në 15 personave të rinj, raportojnë media gjermane.

Policia reagoi menjëherë me një operacion të madh, duke dërguar 18 automjete policore dhe duke rrethuar zonën për të mbledhur prova. Hetuesit kriminalë kanë nisur një hetim të plotë për të përcaktuar shkaqet e incidentit dhe identitetin e personave të përfshirë.

16-vjeçari i plagosur u gjet më vonë në lagjen Nordbahnhof, rreth 7 kilometra larg vendit të përleshjes. Autoritetet konfirmuan se gjendja e tij shëndetësore nuk është në rrezik për jetën.

Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim e sipër dhe po analizohen pamjet nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e qytetarëve për të zbardhur rrethanat e incidentit.