Papa Françesku ka pësuar një tjetër krizë të frymëmarrjes, e cila shkaktoi të vjella dhe një “përkeqësim të papritur” të gjendjes së tij, njoftoi Vatikani. Pas kësaj, atij iu administrua “ajrosje mekanike jo-invazive” për ta ndihmuar të marrë frymë, e cila dha një përgjigje të mirë, sipas njoftimit të Vatikanit.

Në përmirësim, Papa mbeti “vigjilent dhe i orientuar mirë” dhe vazhdoi trajtimet e tij. Mjekët kanë theksuar se prognoza e gjendjes së tij mbetet pozitive.

Një zyrtar i Vatikanit sqaroi se kriza e frymëmarrjes të premten nuk zgjati shumë dhe se mjekët pritej të vlerësonin ndikimin e ngjarjes në gjendjen e tij klinike brenda 24-48 orëve. Ky episod erdhi pas një periudhe të tre ditëve, ku shëndeti i Papës kishte treguar përmirësime “të lehta”, duke lënë të kuptohet se situata nuk ishte më kritike.

Një skanim CT i gjoksit të Papës të mërkurën kishte treguar një evolucion normal të inflamacionit në mushkëri, ndërsa “insuficienca e lehtë e veshkave”, e diagnostikuar të dielën, ishte tashmë zgjidhur.