Sërish tension i lartë në Greqi, ku kriza është rikthyer. Parlamenti grek ka miratuar një seri të re të masave shtrënguese të arritura mes qeverisë së Aleksis Cipras dhe kreditorëve ndërkombëtarë prej 4.9 mld euro, midis të cilave reduktimin e pensioneve dhe rritjen e taksave.


Tashmë Athina zyrtare pret nga paketa e ndihmës financiare për Greqinë, zhbllokimin e një kësti prej 7.5 mld euro, shumica e të cilave do të shkojnë për shlyerjen e detyrimeve ndaj BQE-së.


Por ndërkohë që mbahej seanca plenare, me dhjetëra të rinj nga grupe të ndryshme anarkiste, kanë shkaktuar incidente para Parlamentit, duke lëshuar shishe me bomba molotov, por policia greke iu përgjigj me gaz lotsjellës.



19 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)