Ekuador- Të paktën 68 të burgosur janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve në një burg në Ekuador.
Sipas mediave të huaja bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë natës në burgun Penitenciaria del Litoral në Ekuador, mes dy bandave.

Në një njoftim zyrtar qeveria ka thënë se përleshjet kanë ndodhur në mes bandave të trafikut të drogës, që janë përleshur për kontrollin e të burgosurve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak se lideri i një prej bandave është liruar nga burgu, tha guvernatori i provincës ku ndodhet burgu, Pablo Arosemena, dhe të tjerë të burgosur kërkonin të merrnin vendin e tij.
Konteksti i kësaj situate është se kur nuk ishte lideri i bandës që ka kontrollin e një pavijoni të burgut, pasi ai u lirua disa ditë më parë. Të burgosurit që ishin me grupe të tjera, dëshironin që ta merrnin pozitën e tij dhe më pas ndodhi incidenti”, tha ai në një konferencë për media.

Burgu, që gjendet në qytetin jugor të Guajakilit, është burgu i njëjtë ku u vranë 119 të burgosur në muajin shtator, kur u zhvilluan përleshjet më vdekjeprurëse në burgjet e Ekuadorit. Për Ekuadorin kjo nuk është një ngjare e re, sepse në muajin shkurt, si pasojë e dhunës në burgje u vranë 79 të burgosur, ndërkaq 22 të tjerë në një incident tjetër në muajin korrik./Gazeta Shqip