Një ushtar 46-vjeçar italian humbi jetën, kur një pemë e rrëzuar nga erërat e forta ra mbi makinën e tij teksa po shkonte në punë në Jesolo, pranë Venecias.
Siç raporton agjencia e lajmeve ANSA, ngjarja ndodhi teksa një valë stuhish përfshiu Italinë, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në disa pjesë të vendit.
Sot, autoritetet vendosën rajonin e Ligurias dhe pjesë të pesë rajoneve të tjera, Piemontit, Venetos, Friuli-Venezia Giulias, Lazios dhe Kampanias, nën alarmin portokalli për mot të keq.
Shkencëtarët i thanë agjencisë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor po i bëjnë më të shpeshta dhe më të rënda ngjarjet ekstreme të motit, përfshirë valët e të nxehtit, thatësirat, stuhitë e fuqishme dhe përmbytjet.
