Një autobus me 53 punëtorë emigrant është aksidentuar ditën e sotme në Florida. Si pasojë e aksidendit kane mbetur të vrarë tetë persona dhe 45 të tjerët janë të plagosur. 37 punëtorë janë në gjendje jashtë rrezikut për jetën ndërsa 8 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Autobusi në fjalë po transportonte punëtorët në një fermë me shalqinj në orën 06:30 të mëngjesit.
Një dëshmitar ka rrëfyer se mjeti Ford Ragner në ngjyrë kafe ka devijuar korsinë nga lindja në perëndim gjatë kohës që po udhëtonte kjo gjëri të aksidentohej me autobusin i cili u përplas me një gardh e më pas u përmbys.

Disa pamje të autobusit tregojnë atë të shaktërruar në anët e tij dhe i rrethuar nga mbetje prej përplasjes.