Disa persona kanë humbur jetën si pasojë e një përplasje avioni, i cili po ulej në një aeroport rajonal në Karolinën e Veriut.

“Mund të konfirmoj se ka pasur viktima”, tha Sherifi i Qarkut Iredell Darren Campbell, megjithëse nuk pranoi të thoshte numrin e tyre.

Aeroplani u rrëzua gjatë uljes në Aeroportin Rajonal të Statesville rreth orës 10:15 sipas orës lokale.

Administrata Federale e Aviacionit po heton incidentin. Drejtori i Aeroportit të Statesville, e përshkroi avionin si avion korporativ dhe tha se ishte përfshirë nga flakët kur mbërriti në vendngjarje.

Avioni i biznesit ishte në ajër për pak kohë para rrëzimit. Ai u rrëzua në skajin lindor të pistës dhe autoritetet ende nuk kanë informacion mbi shkakun e ngjarjes.

Aeroporti i Statesville do të mbetet i mbyllur deri në njoftim të dytë, ndërsa ekipet pastrojnë mbeturinat nga pista.