Një turiste britanike është dënuar me katër vjet burg pasi vrau një baba të dy fëmijëve ndërsa po udhëtonte me një skuter elektrik nën ndikimin e alkoolit në Australi. Alicia Kemp nga Redditch, Worcestershire, përplasi në shpinë 51-vjeçarin Thanh Phan ndërsa po udhëtonte nëpër qendrën e qytetit të Perth-it më 31 maj. 25-vjeçarja ishte tre herë mbi limitin ligjor australian dhe po udhëtonte me rreth 20 km/orë kur goditi Phan, i cili vdiq në spital disa ditë më vonë, pasi pësoi një gjakderdhje në tru.
E diplomuara në psikologji ishte shumë e dehur. Atë mbrëmje, ajo mori me qira një skuter elektrik rreth orës 20:30. Sipas oficerëve, ajo ishte shoferja kryesore ndërsa shoqja e saj po udhëtonte ilegalisht si pasagjere. Kemp qëndroi në vendngjarje dhe foli me policinë, por gjykata dëgjoi se ajo vazhdoi të pinte pas aksidentit sepse as ajo dhe as ekipet e emergjencës fillimisht nuk e kuptuan sa serioze ishin lëndimet e zPhan. Shoqja e saj gjithashtu humbi ndjenjat, duke pësuar një frakturë kafke dhe hundë të thyer.
Kemp e cila u deklarua fajtore për drejtim të rrezikshëm që shkaktoi vdekjen nën ndikimin e alkoolit në gusht u trajtua për lëndime të lehta. Gjyqtarja Wendy Hughes i dha Kemp, e cila u paraqit në Gjykatën e Distriktit të Perth, Australi Perëndimore, të premten, një dënim me katër vjet burg.
Ajo kishte udhëtuar nëpër Azinë Lindore dhe Australi me të dashurin e saj me një vizë turistike katërmujore dhe punonte në një pub të quajtur Durty Nelly’s në kohën e incidentit. Pas arrestimit të saj, prindërit e saj fluturuan për në Australi për të qenë me të.




