Hamasi ka hedhur poshtë akuzat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili sot nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cilësoi grupin islamist palestinez si pengesën kryesore për arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë për media, Hamasi reagoi ashpër, duke e quajtur të pavërtetë deklaratën e Trump.
“Hamasi nuk ka qenë kurrë pengesë për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Rripin e Gazës. Administrata amerikane, ndërmjetësit dhe e gjithë bota e dinë se krimineli i luftës, Netanyahu, është i vetmi që pengon të gjitha përpjekjet për marrëveshje,” thuhet në reagimin e grupit.

Më herët, Trump akuzoi Hamasin se refuzon të lirojë pengjet dhe të pranojë një marrëveshje për ndaljen e luftimeve, duke lënë të kuptohet se grupi është faktori kyç që bllokon paqen në rajon.