Një përplasje e papritur verbale ndodhi në Shtëpinë e Bardhë gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin australian Tony Albanese, kur Donald Trump u përball me ambasadorin e Australisë në SHBA, Kevin Rudd ish-kryeministër i vendit.

Gjatë deklaratave për mediat, një gazetar australian e pyeti Trump nëse kishte ndonjë rezervë për qeverinë australiane, duke përmendur komentet kritike të Rudd në të kaluarën ndaj tij.

Trump, i papërgatitur për praninë e ambasadorit në dhomë, u përgjigj prerë:
“Nuk di asgjë për të.”
Ai më pas pyeti me ironi nëse Rudd punonte ende për qeverinë australiane.

Ambasadori reagoi me qetësi, duke shpjeguar se komentet për Trump janë bërë para se ai të merrte detyrën si ambasador.
Por Trump nuk u tërhoq dhe shtoi:
“As mua nuk më pëlqen dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë.”

Kujtojmë që në vitin 2020, Kevin Rudd kishte kritikuar ashpër Trump në rrjetet sociale, duke e quajtur atë “presidenti më shkatërrues në histori”, koment që më vonë e fshiu.