Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Rusi, ku kreu i grupit Wanger iu kthye kundër Vladimir Putinit.
Në një deklaratë, Zelensky tha se ‘bosët’ e Rusisë nuk kontrollojnë asgjë dhe sipas tij, Rusia karakterizohet nga kaosi total dhe se askush nuk ka kontroll mbi asgjë. Ai komentoi dhe lajmet se Putin ishte larguar nga Kremlini duke u fshehur.
“Sot është një ditë kur definitivisht nuk duhet të ketë heshtje. Dhe ne, patjetër, kemi nevojë për udhëheqje. Sot, bota pa që bosët e Rusisë nuk kontrollojnë asgjë. Asgjë. Kaos i plotë. Mungesë e plotë e çdo parashikimi. Dhe, po ndodh në territorin rus, i cili është i mbushur me armë. Ai në Kremlin është padyshim shumë i frikësuar dhe ndoshta fshihet diku, duke mos u shfaqur. Jam i sigurt se ai nuk është më në Moskë”, tha Zelensky, duke iu referuar presidentit rus, Vladimir Putin.