Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka dhënë urdhër që ushtrisë izraelite (IDF) të “sulmojë me forcë objektivat e Hezbollahut në Liban “.
Njoftimi nga zyra e kryeministrit të Izraelit vjen pasi Hezbollahu lëshoi raketa dhe përdori dronë kundër Izraelit verior dhe trupave izraelite të stacionuara në Libanin jugor.
Siç është raportuar nga timesofisrael, Hezbollahu kryen sulme të shumta çdo ditë kundër forcave izraelite të stacionuara në Libanin jugor mes armëpushimit dhe pretendon se veprimet e tij janë për shkak të shkeljeve të dyshuara të armëpushimit nga Izraeli.
