Pas njoftimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për nisjen e Operacionit Liria për të çliruar anijet nga Ngushtica e Hormuzit, sot Komanda e Unifikuar e Forcave të Armatosura Iraniane lëshoi një paralajmërim për Marinën Amerikane që të mos i afrohen ose të mos hyjnë në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas tyre, veprimet agresive të SHBA-së do ta “ndërlikonin situatën aktuale” dhe do të rrezikonin sigurinë e anijeve në Gjirin Persik. Komanda tha se forcat amerikane duhet të qëndronin larg ngushticës dhe se forcat e saj do të përgjigjeshin ashpër ndaj çdo kërcënimi, duke u thënë anijeve tregtare dhe cisternave të naftës të përmbahen nga çdo lëvizje në mungesë të koordinimit me ushtrinë e Iranit.
“Ne kemi thënë vazhdimisht se siguria e ngushticës së Hormuzit është në duart tona dhe se kalimi i sigurt i anijeve duhet të koordinohet me forcat e armatosura. Ne paralajmërojmë se çdo forcë e armatosur e huaj, veçanërisht ushtria agresive amerikane, do të sulmohet nëse synon të afrohet dhe të hyjë në ngushticën e Hormuzit.”– tha Ali Abdollahi, kreu i komandës së bashkuar të forcave.
Më herët, Trump njoftoi se SHBA-të do të nisin “Operacionin Liria” për të shoqëruar anijet e vendeve neutrale nga Ngushtica e Hormuzit, duke e përshkruar atë si një “përpjekje humanitare”, ndërsa paralajmëroi se çdo ndërhyrje mund të përballet me forcë.
