Disa burra të maskuar dhe të armatosur kanë zënë pritë një furgon burgu në një kabinë franceze në qytetin e Val-de-Reuil, Normandi, në Francën veriore. Personat e maskuar me të zeza siç duket edhe nëpër foto, ka qëlluar për vdekje tre roje duke bërë të mundur lirimin e një “narko boss-i”.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 11 të mesditës ku si pasojë e pritës u ekzekutuan tre roje franceze dhe mbetën të plagosur dy të tjerë. Pas sulmit, sulmuesit arritën të shpëtojnë të arrestuarin Mohammed Amra i njohur me nofkën “La Mouche” (miza) i cili po tranportohej në Normandi.

 Amra është akuzuar për vjedhje por githashtu ai ka precedentë të tjerë penalë për tentative vrasjeje. Një burim policor ka treguar se Amra është kreu i nje rrjeti narkotikësh në Francë dhe konsiderohej me nje rrezikshmëri jashtëzakonisht të madhe për vendin.

I arrestuari gjithashtu kishte tentuar, dy ditë para së të transportohej në vend tjetër, për tu arratisur nga burgu. Ai është dënuar më 18 muaj burg për vjedhje  të martën e kaluar. Gjithashtu i dyshuari është akuzuar gjithashtu edhe për një tentativë vrasjeje në Saint-Etienne du-Rouvray.

Në momentin kur ndodhi sulmi ai po transportohej nga një baraburgim në një burg tjetër nëpërmjet një rruge të quajtur sekrete.

Ai është arratisur me grupin e tij me dy makina: një Audi A5 të bardhë dhe një BMW 5 seri.