Një piceri në Dyseldorf, Gjermani shpërndante pica me kokainë, sipas një raporti të policisë. U ndalua pronari 36-vjeçar. Pica e njohur si “pica Nr. 40” ishte një nga më të shiturat në menu.

Kur policia shkoi për ta arrestuar, 36-vjeçari hodhi një çantë me drogë nga dritarja, e cila ra direkt në duar të oficerëve. Gjatë operacionit, policia sekuestroi 1.6 kilogramë kokainë, 400 gramë kanabis dhe 268,000 euro në cash.

Kërkimet e mëtejshme çuan në identifikimin e tre furnizuesve të tjerë të drogës dhe 12 të dyshuarve të tjerë. Po ashtu, u zbuluan dy plantacione kanabisi në qytetet përreth.