Shtëpia e Bardhë ka mohuar raportimet që po qarkullojnë në mediat ndërkombëtare mbi një draft të pretenduar të planit të armëpushimit.

Sipas këtyre raportimeve, një propozim iranian me 10 pika, i publikuar nga mediat shtetërore, paraqet dallime nga versioni që u është paraqitur zyrtarëve amerikanë.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka reaguar duke theksuar se dokumenti në fjalë nuk përbën një bazë reale për negociatat.

“Dokumenti që po raportohet nga mediat nuk është kuadri funksional,” u shpreh ai.

Ai shtoi se SHBA nuk do të zhvillojë negociata në publik, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së konfidencialitetit gjatë procesit diplomatik.