Duket se pas vendosjes së tarifave për importet nga Donald Trump, mes SHBA-së dhe Kinës ka nisur një luftë e ashpër tregtare.
Trump ka shpallur sot një përshkallëzim të ri të tarifave doganore kundër Kinës, pasi Pekini ka vendosur tarifa të barabarta prej 34% si kundërpërgjigje ndaj atyre të vendosura nga Shtëpia e Bardhë.
“Pekini ka vendosur një tarifë, pavarësisht paralajmërimit tim se çdo vend që hakmerret ndaj Shteteve të Bashkuara duke vendosur tarifa shtesë, do të përballet menjëherë me tarifa të reja ndjeshëm më të larta, përveç atyre fillestare”– njoftoi Trump.
Trump vijoi më tej me kërcënime, teksa tha se nëse deri më 8 prill Kina nuk tërheq tarifën prej 34%, Shtetet e Bashkuara do t’i vendosin Kinës tarifa shtesë prej 50%. Ai shtoi se momentalisht çdo takim i planifikuar deri më tani me Pekinin zyrat do të anulohet.
“Prandaj nëse deri nesër, më 8 prill 2025, Kina nuk tërheq rritjen e saj prej 34% ndaj abuzimeve tregtare që kanë qenë prej kohësh në fuqi, Shtetet e Bashkuara do t’i vendosin Kinës tarifa shtesë prej 50%, duke filluar nga 9 prilli. Për më tepër, të gjitha bisedimet me Kinën që lidhen me takimet e kërkuara prej tyre me ne do të ndërpriten! Negociatat me vendet e tjera që kanë kërkuar takim do të nisin menjëherë.”- tha Trump.



