Një 26-vjeçar ka humbur jetën pas një sulmi me thikë në orët e para të mëngjesit të së dielës në Brooklyn, pas një konflikti që degradoi në dhunë.

Viktima, Amare Simmons, u plagos rëndë në zonën e barkut dhe pësoi dëmtime edhe në fytyrë gjatë përplasjes që ndodhi jashtë një bari në zonën e Bushwick. Një person tjetër, 28 vjeç, mbeti i plagosur në krah, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Simmons u transportua me urgjencë në Wyckoff Heights Medical Center, ku më vonë u konfirmua vdekja e tij, ndërsa policia e NYPD bëri të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me ngjarjen dhe ka sekuestruar një thikë në vendin e krimit.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi shkaqet e konfliktit, por burime të policisë bëjnë me dije se gjithçka ka nisur nga një debat mes të pranishmëve.

Ngjarja ndodhi jashtë lokalit Marco’s, i cili qëndroi i mbyllur gjatë së dielës pas incidentit, ndërsa pritet të rifillojë aktivitetin normal.