Një ngjarje e rëndë ka tronditur Londrën, ku një burrë 85-vjeçar ka ndërruar jetë pasi dyshohet se u sulmua nga një pacient tjetër brenda një spitali.
Viktima, Andrew Farmer nga Ealing, në Londrën Perëndimore, u sulmua më 18 shtator në Spitalin Charing Cross në Hammersmith. Ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe vdiq një javë më vonë.
Për ngjarjen është arrestuar dhe akuzuar 70-vjeçari Anatoliy Podmazko, i cili do të dalë para Gjykatës së Kurorës në Isleworth më 17 tetor, nën akuzën për lëndim të rëndë trupor.
Policia Metropolitane konfirmoi se po vijon hetimet dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e viktimës.