Disa të rinj të Londër, të cilët u kapën nga policia duke festuar në xhakuzi, duke thyer rregullat anti-COVID, kanë habitur, pasi thanë se nuk e dinin që kishte një pandemi.

Ngjarja u regjistrua në Hampshire, ndërsa të rinjtë u denoncuan nga një komshi i tyre, ndërsa të rinjtë u gjobitën, pavarësisht pretendimeve të tyre.

Britania është nënë masa të rrepta izolimi, mes frikës së variantit të ri të COVID, që ka rritur ndjeshëm numrin e infeksioneve.

Ndërkohë, kryeministri Boris Johnson, në një deklaratë tha se të dhënat e para tregonin se varianti i ri i koronvirusit është edhe më vdekjeprurës, pro kjo u hodh poshtë nga disa studiues, të cilët argumentuan se është ende shumë herët për të dalë në një përfundim të tillë.