
Policia në kërkim të trupave të Renee MacRae dhe djalit të saj ka filluar aksionin një vilë të largët të lidhur me vrasësin e tyre pasi ai i tha një dëshmitari se “do fundosej po të gjenin trupat”
William MacDowell vrau 36-vjeçaren dhe djalin e tyre Andrew, tre vjeç, në vitin 1976, në Inverness-shire.
Ai më në fund u soll para drejtësisë në shtator të vitit të kaluar, por 81-vjeçari injoroi lutjet e familjes dhe policisë për të zbuluar se ku i fshehu trupat e tyre dhe vdiq në shkurt.
Tani policia ka zbuluar se vite përpara se të burgosej, MacDowell i tha një dëshmitari se zbulimi i një vilë mund të çonte në rrënimin e tij.
DCI Brian Geddes, i cili udhëhoqi operacionin në zhdukjen e Renee dhe Andrew, tha: “MacDowell në një moment i tha një dëshmitari ndërsa ata flisnin për rastin, “Shpresoj që ata të mos e gjejnë vilën. Nëse e bëjnë, unë kam mbaruar”.