Në Mariupol, forcat ruse janë duke mbajtur peng 500 persona, pacientë e mjekë, të një spitali, duke I përdorur ata si mburoja njerëzore.
Bëhet me dije se sipas mjekëve atje, rusët qëllojnë këdo nga personat që ikin. Nga ana tjetër mjekët shprehen se nëse evakuimi nuk përshpejtohet, rrezikohen shumë vdekje
“Të arratisesh është shumë e vështirë, të duhen para, mjete dhe gjithashtu një dozë e madhe guximi”, është shprehur një mjek.
Mësohet nga informacionet e deritanishme se forcat ruse mblodhën 400 njerëz nga shtëpitë fqinje me spitalin numër dy të portit detar, së bashku me 100 mjekë dhe pacientë që ishin tashmë brenda dhe po refuzojnë t’i lënë ata të largohen, sipas guvernatorit rajonal Pavlo Kyrylenko.
Mes ditëve të bombardimeve të pamëshirshme, një eksod masiv i civilëve me të paktën 4,000 makina u largua nga porti detar nëpërmjet rrugës së caktuar, e cila shkon në perëndim për më shumë se 160 milje deri në qytetin Zaporizhzhia të mbajtur nga Ukraina.
Në spitalin numër tre të qytetit, një foto mallëngjyese tregonte fëmijë të vegjël të lindur para kohe që kishin mbetur pa prindër.
Dhe në spitalin numër dy, i njohur gjithashtu si spitali i kujdesit intensiv, trupat ruse po përdorin ato brenda si mburoja njerëzore, tha Kyryklenko, duke shtuar: “Është e pamundur të largohesh nga spitali, ata po qëllojnë fort”.Kyrylenko tha se ndërtesa kryesore e spitalit është dëmtuar rëndë nga bombardimet, por stafi mjekësor po vazhdon të trajtojë pacientët në repartet e improvizuara të vendosura në bodrum.
Ai i bëri thirrje botës që t’i përgjigjet këtyre ‘shkeljeve të rënda të normave dhe zakoneve të luftës, këtyre krimeve skandaloze kundër njerëzimit’.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase thotë se trupat ruse po përpiqen të bllokojnë qytetin nga periferitë perëndimore dhe lindore të qytetit. “Ka humbje të konsiderueshme”, thuhet në një postim në Facebook.