Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ironizuar sërish teoritë konspirative që qarkullojnë për vdekjen e tij, përmes një videoje të publikuar së fundmi.

Në pamjet e shpërndara, Netanyahu shfaqet në zyrën e tij së bashku me ambasadorin amerikan në Izrael, Mike Huckabee. Ky i fundit, me humor, i thotë se presidenti i SHBA-së Donald Trump e kishte dërguar për t’u siguruar që ai ishte mirë.

“Po, Mike, jam gjallë”, përgjigjet Netanyahu, duke vijuar me tone ironike.

Në vazhdim, kryeministri izraelit komentoi edhe pretendimet në rrjetet sociale, sipas të cilave videot e tij të fundit ishin krijuar me inteligjencë artificiale.

“Përshëndetemi me pesë gishta në secilën dorë”, tha ai me ironi, duke iu referuar këtyre pretendimeve.