
Një aksident tragjik është regjistruar në Britaninë e Madhe, ku viktimë ka mbetur një foshnjë 18-ditësh.
35-vjeçari James Davis po përdorte telefonin e tij ndërsa ishte në timon dhe për pasojë, humbi kontrollin e mjetit, duke u përplasur me makinën ku ndodhej foshnja me nënën e tij.

E gjitha skena u kap nga kamerat e sigurisë, të cilat ndihmuan dhe në identifikimin e 35-vjeçarit, i cili pas aksidentit të rëndë ia mbathi nga vendngjarja. Ai shihet teksa del nga makina pas përplasjes dhe niset me vrap në parkun që gjendet aty pranë.
Foshnja gjendej në pjesën mbrapa të makinës, i ulur në sedijen e posaçme, por ishte pikërisht ai vend ku Davis përplasi makinën e tij, duke i shkaktuar të miturit plagë, që i morën dhe jetën pasi u transportua në spital.