Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me një sulm tjetër ndaj Iranit, nëse Teherani përpiqet të rindërtojë programin e tij të raketave balistike ose të rifillojë programin bërthamor.

“Kam dëgjuar se Irani po përpiqet të riarmatoset dhe, nëse kjo është e vërtetë, do të na duhet të ndërhyjmë për t’i ndaluar”, deklaroi Trump përpara një takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të mos lejojnë një skenar të tillë.

“Ne do t’i ndalojmë ata. Do t’i shkatërrojmë plotësisht”, tha ai.

Sipas mediave ndërkombëtare, Trump e bëri kërcënimin e tij ndërsa priti kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në pronën e tij Mar-a Lago në Palm Beach të Floridës.

Trump tha se SHBA-të dhe Izraeli kanë qenë jashtëzakonisht fitimtarë kundër armiqve të tyre, duke iu referuar luftërave në Gaza dhe Liban, si dhe sulmeve të qershorit kundër Irani.