Ambasadori i Ukrainës në Kombet e Bashkuara ka tronditur të gjithë botën me një mesazh që zgjodhi të ndante gjatë kohës kur ky i fundit mbajtu fjalën.
Bëhet me dije se përfaqësuesi i Ukrainës, Sergiy Kyslytsya lexoi ato që ai tha se ishin mesazhet e fundit me tekst të një ushtari rus, i cili i drejtohej nënës së tij duke përshkruar tmerrin e luftës.
Më poshtë mesazhi i plotë:
“Mami nuk jam më në Krime, nuk jam në seanca stërvitore”.
Nëna e tij e pyet: ‘Ku je atëherë? Babai po pyet nëse mund të të dërgoj një paketë.’
“Çfarë lloj pako mami mund të më dërgoni,” përgjigjet ai
‘Për çfarë po flet? Çfarë ndodhi?’
“Mama, unë jam në Ukrainë,” përgjigjet ai, përpara se të përshkruante tmerrin që po përjeton.
“Këtu po shpërthen një luftë e vërtetë. Kam frikë. Ne po bombardojmë të gjitha qytetet së bashku. Civilët po na bien nën mjetet e blinduara, duke u hedhur nën rrota dhe duke mos na lënë të kalojmë. Na quajnë fashistë. Mami. Kjo është shumë e vështirë”.
Ndërkohë bëhet me dije se përfaqësuesi i Ukrainës Kyslytsya tha se ky ishte mesazhi i fundit që ushtari rus i kishte dërguar nënës së tij para se të vritej./ Gazeta Shqip