Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas takimit të zhvilluar me përfaqësuesin e  BE-së, Miroslav Lajçak dhe atë të SHBA-ve, Gabriel  Escobar.

“Lufta po vazhdon e unë po shtirem se nuk jam lodhur”, është shprehur Vuçiç përmes një postimi në Instagram pas takimit, i cili përfundoi pak pas mesnatës së djeshme.

Pas rreth dy orë bisedimesh, Vuçiç ka folur për një kompromis të vogël që mund të arrihet në lidhje me përplasjet me Kosovën.

Për targat dhe disa “çështje të mëdha”, siç ka thënë ai, duket se s’do të ketë fare zgjidhje. Ai ka paralajmëruar vazhdimin e bisedimeve në ditët e ardhshme.