Federica Mogherini është ndaluar në Bruksel si pjesë e një hetimi për mashtrim dhe korrupsion që lidhen me Kolegjin e Evropës dhe Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Europian.

Mogherini aktualisht është Rektore e Kolegjit të Evropës dhe ish-Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme.

Sipas raportimeve të mediave belge, hetimet kanë filluar pas dyshimeve për shkelje të konkurrencës dhe favorizim në lidhje me një kontratë për një program trajnimi të diplomatëvë të ardhshëm europianë.

Autoritetet kanë njoftuar se veprat e dyshuara datojnë nga vitet 2021-2022, dhe përfshijnë mashtrim në dhënien e kontratave publike, korrupsion, konflikt interesi, dhe shkelje të sekretit profesional. Hetuesit tani po punojnë për të përcaktuar rolin e secilit person të ndaluar dhe për të zbardhur plotësisht procedurat që mund të kenë shkelur ligjin.