Policia holandeze ka arrestuar një 24-vjeçar nga Amsterdami, i dyshuar për përfshirje në grupin ndërkombëtar të hakerëve ShinyHunters.

Sipas autoriteteve, i riu dyshohet gjithashtu se ka porositur dy vrasje jashtë vendit, ndërsa këto plane nuk kanë lidhje me aktivitetin e grupit të hakerëve.

ShinyHunters dyshohet se ka kryer një sulm të madh kibernetik ndaj kompanisë holandeze të telekomunikacionit Odido dhe ka shënjestruar kompani të shumta në vende të ndryshme.

Grupi ka pretenduar gjithashtu se ka depërtuar në serverët e FBI-së dhe se ka vjedhur informacione sensitive për punonjësit e agjencisë amerikane.

Sipas FBI-së, ShinyHunters ka hakuar më shumë se 140 organizata që nga viti i kaluar dhe ka përfituar rreth 62 milionë euro në pagesa shpërblimi.

Hetimi vijon dhe autoritetet holandeze nuk përjashtojnë arrestime të tjera.