Por opozita konservatore e vendit ka dalë kundër programit, me pretendimin se kjo është në fakt sipas saj, një përpjekje për “bashkimin e Europës nën udhëheqjen gjermane” dhe kërcënim për sovranitetin e vendit.

Kreu i partisë Ligji dhe Drejtësia (PiS), Jaroslaw Kaczynski, insistoi që presidenti Karol Nawrocki të vendosë veto, ndërsa figura të tjera të djathta e quajnë SAFE një formë “shantazhi politik” përmes mekanizmit të kushtëzimit të BE-së.

Polonia është përfituesja më e madhe e fondit prej 150 miliardë eurosh dhe Komisioni Europian ka miratuar tashmë financimin për 139 projekte polake.

Qeveria pro-europiane e kryeministrit Donald Tusk e konsideron programin një sukses të madh, duke theksuar kushtet e favorshme të kredive (rreth 3% interes, shlyerje për 45 vjet, me nisje pas 10 vjetësh) dhe faktin që deri në 80% e fondeve do të përfundojnë te kompanitë polake.

Sipas saj, një veto do të dëmtonte rëndë modernizimin e ushtrisë. Përpos akuzave të forta politike, debati është përshkallëzuar edhe me protesta në Varshavë, teksa presidenti Naërocki, i cili u emerua nga PiS, është në dilemën që të zgjedhë mes besnikërisë politike dhe rolit të tij si komandant suprem i forcave të armatosura, të cilat e mbështesin programin.