Prodhuesi gjerman i makinave sportive Porsche ka zbuluar së fundmi logon e saj të re një javë përpara prezantimit të makinës sportive të së ardhmes. Logoja e re ishte dizajnuar për festimin e 75 vjetorit të makinës së parë sportive të Porsche, makinë e cila doli nga linjat e prodhimit në vitin 1948, e cila u parapri nga kompania që ndërtoi modele dhe tanke të bazuara në Volkswagen Beetle për ushtrinë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Porsche me logon e re ka zgjedhur evolucionin përpara revolucionit dhe prodhuesi i makinave pretendon se dizajnimi i logos u mori 3 vite kohë. Logoja e re ka elemente me ngjyrë bronzi por shiritat e zinj kanë mbetur të pandryshuar. Ndryshime të vogla shtesë përfshijnë tekstin e zi “Stuttgart” megjithatë dizajni i përgjithshëm i logos është kryesisht i pandryshuar nga logoja origjinale e cila debutoi në 1952. Sipas Porsche, logoja e re do të përdoret në modelet e saj të prodhimit nga fundi i vitit 2023.