Portugalia ende e shkundur nga shkatërrimet e fuqishme nga stuhia Kristin vetëm një javë më parë, po përgatitet për një tjetër sfidë meterologjike të rëndë.
Meterologët e kanë emëruar dukurin e re si Stuhia ‘Leonardo’ , një fenomen që parashikohet të godasë vendin nga pasditja e së martës deri të shtunën, me reshje të dendura dhe shpejtësi të fortë të erës, një kërcënim që përforcon pasigurinë dhe rrezikun për komunitetin tashmë të dobësuar.
Instituti Portugez i Detit dhe Atmosferës ka lëshuar paralajmërime për reshje të vazhdueshme dhe intensive shiu me erëra që mund të arrijnë deri në 75 km/orë përgajtë zonave bregdetare dhe deri në 95km/orë në zonat malore.
Vetëm një javë më parë Stuhia Kristin goditi zonat qëndrore të Portugalisë me erëra që tejkaluan 200km/orë, duke vrarë të paktën gjashtë persona, shkaktuar dëme masive në banesa, fabrika, infrastrukturë dhe duke lënë mijëra banesa pa energji elektrike.
Humbjet materiale e infrastrukturore shkojnë në miliarda euro ndërsa autoritetet përgatiten të rekuperojnë zonat e prekura.
Qeveria Portugeze, nën udhëheqjen e Kryeministrit Luis Montenegro miratoi një paketë ndihme prej rreth 2.5 miliardë eurosh për rindërtimin dhe mbështetje të komuniteteve të goditura.
Autoritetet civile paralajmërojnë qytetarët që të tregojnë kujdes, të shmangin zonat e përmbytura, të sigurojnë pronat e tyre dhe të ndjekin udëzimet e shpëtimit.
