Një postim i pazakontë nga Shtëpia e Bardhë ka tërhequr vëmendje dhe reagime në rrjetet sociale, pasi është publikuar një video ku presidenti Donald Trump përsërit fjalën “Fitore” për plot një orë, në një loop të pandërprerë.
Në përshkrimin që shoqëron videon, llogaria zyrtare e presidencës amerikane shkruan: “Nuk mund të ndalet, nuk do të ndalet”, duke nxitur komente të shumta dhe duke u konsideruar nga disa si një mënyrë provokuese komunikimi.
President Trump saying WINNING for 1 hour. 🔁
— The White House (@WhiteHouse) May 2, 2026
Can't stop, won't stop. pic.twitter.com/1RhnINVAKT
Postimi vjen në një moment tensionesh të larta ndërkombëtare, ndërsa vetë Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mund të jenë “ndoshta në një pozicion më të mirë” edhe nëse nuk arrihet një marrëveshje me Iran.
Më herët, presidenti amerikan kishte shprehur pakënaqësi për propozimin e fundit të Teheranit për t’i dhënë fund konfliktit, ndërsa ka hedhur poshtë pretendimet se SHBA nuk po del fituese nga lufta.
Trump i cilësoi “tradhti” deklaratat që vënë në dyshim suksesin e SHBA-së, duke këmbëngulur se vendi i tij është në avantazh, pavarësisht skepticizmit të një pjese të opinionit publik dhe analistëve.
