Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, e cila mund të ishte kthyer në tragjedi.

Një efektiv policie dhe një qytetar kanë arritur të nxjerrin nga makina një shofer, i cili ishte përfshirë në një aksident, ndërsa vetëm pak sekonda më pas makina shpërthen në flakë.

Ngjarja ka ndodhur në Las Vegas pak ditë më parë, ndërsa e gjithë skena është kapur nga kamerat e sigurisë që ndodheshin në zonë. 

Ngjarja është regjistruar edhe nga kamera e trupit të policit. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.