Përveç bombardimeve  dhe sulmeve të herëpashershme nga Rusia, Ukraina është duke u përballur dhe me pasojat e rënda që sjell shkatërrimi i infrastrukturës energjetike.

Një foto prekëse ka qarkulluar së fundmi në rrjet, ku shihet sesi një vajzë e vogël mban me vete inhalatorin (përdoren zakonisht për trajtimin e astmës, fibrozës cistike, COPD dhe sëmundjeve ose çrregullimeve të tjera të frymëmarrjes) në një pikë karburanti në Kiev.

Në mungesë të energjisë elektrike në spitale, vogëlushja është detyruar të shkojë pranë karburantit për të mbajtur pajisjen në punë.

Ndërkohë, raportohet se mjekët janë detyruar të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale nën dritën e elektrikut të dorës për shkak të ndërprerjeve të energjisë. 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deri më tani e ka përjashtuar mundësinë e një evakuimi total të qytetarëve të Kievit megjithatë ka thënë se kjo dhe mund të ndodhë nëse forcat rusë shtojnë sulmet në qytet.