presdienti filipinasPresidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka anuluar takimin me presidentin e Filipineve, Rodrigo Duterte, i cili e ka quajtur atë “bir bushtre”.


Duterte i ka bërë komentet në përgjigje të zotimit të Obamës se në takim do të ngrejë çështjen e vrasjeve jashtëgjyqësore në Filipine.


Ndihmësit e Obamës më vonë kanë konfirmuar se presidenti, në vend të Dutertes, do të takojë presidenten e Koresë së Jugut.


Duterte më pas ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se i vjen keq për sulmin personal.


Duterte, i zgjedhur në muajin maj, ka miratuar vrasjen e trafikantëve të drogës, në përpjekje për të zhdukur tregtinë me narkotikët. Rreth 900 trafikantë droge janë vrarë që kur ai është zgjedhur më 9 maj.


Kombet e Bashkuara kanë thënë se ky veprim është shkelje e të drejtave të njeriut.


6 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)