Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka konfirmuar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, në të cilën mori pjesë edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni. Lajmin e bëri të ditur vetë Stubb gjatë një interviste për AFP, në kuadër të Samitit të G20 në Johannesburg.
Sipas Stubb, në bisedë u diskutua plani 28-pikësh për Ukrainën dhe zhvillimet e fundit në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai theksoi se Trump iu përgjigj telefonit në orën 05:00 të mëngjesit në SHBA, duke treguar përkushtimin e tij dhe punën intensive për zgjidhjen e konfliktit.
“Diskutuam situatën, planin 28-pikësh dhe disa zhvillime mbi planin e paqes këtu në Johannesburg. Kjo tregon se Trump është i përkushtuar ditë e natë për të arritur një marrëveshje paqeje,” tha Stubb.
Biseda është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje paqeje dhe koordinimin e veprimeve të vendeve perëndimore për të ndalur luftën në Ukrainë.
