Meksika rezulton se është vendi me numrin më të lartë të vrasjeve në botë. Vetëm vitin e kaluar, më shumë se 30,000 njerëz u vranë në Meksikë, shumë prej të cilëve ishin pjesë e sherreve midis grupeve rivale kriminale. Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador ka deklaruar publikisht gatishmërinë e tij për të negociuar marrëveshje paqeje me grupet më të fuqishme të vendit.

“Unë jam dakord me propozimin dhe shpresoj se paqja do të arrihet, kjo është ajo që ne të gjithë duam, që të mos ketë dhunë, të mos ketë gjakderdhje, të mos ketë agresion, sepse ai prek të gjithë,” u tha López Obrador gazetarëve në takimin e tij.

López Obrador ka ende 16 muaj në detyrë, teksa gjatë mandatit të tij janë regjistruar mbi 156,000 vrasje. Të dhënat e qeverisë tregojnë gjithashtu se më shumë se 40,000 njerëz janë zhdukur në Meksikë që kur presidenti u betua më 1 dhjetor 2018.