“Pa rezultate në drejtësi, nuk ka rritje pagash”.
Ky ishte qëndrimi i presidentit malazez Jakov Milatoviç për kërkesën e rritjes me 30% të pagave të sistemit gjyqësor. Milatoviç argumentoi se qytetarët e Malit të Zi nuk po shohin rezultate nga prokuroria dhe gjykatat, ndaj rritja është e pajustifikueshme.
“Gjyqësori dhe prokuroria nuk po ofrojnë drejtësi, nuk është e drejtë të rritet paga e të gjithëve. Individët përgjegjës për probleme në dhënien e drejtësisë nuk mund të shpërblehen.”– tha ai.
Kreu i shtetit i Malit të Zi tha se rritja e pagave duhet të ketë si kriter performancën, llogaridhënien dhe rezultatet. Pra rritja e pagave, duhet të vij pas dhënies së drejtësisë Sistemi i drejtësisë është një kusht kyç për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Europian. Vendi ka mbyllur deri tani 13 kapituj nga 33 në total, ndërsa Milatoviç ka kthyer për rishqyrtim 25 ligje të miratuara në parlament. Ky hap mund të ngadalësojë mbylljen e disa negociatave të parashikuara në mars-prill.
Kujtojmë se një situatë e ngjashme po ndodh edhe në Shqipëri, ku kryeministri Edi Rama ka patur përplasje në ditët e fundit me gjyqtarët pasi këta të fundit kanë kërkuar rritje pagash. Kjo kërkese po sulmohet nga Rama.




