Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, propozoi të enjten që NATO-ja të shqyrtojë përjashtimin e Spanjës pasi ajo mbetet prapa anëtarëve të tjerë për sa i përket shpenzimeve ushtarake.
Në qershor, anëtarët e Aleancës, e cila financohet më shumë nga SHBA-ja, ranë dakord të rrisin ndjeshëm shpenzimet ushtarake, në pesë për qind të produktit të brendshëm bruto. Kështu, kërkesa e Trumpit që anëtarët evropianë të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen e tyre u pranua.
Por kryeministri spanjoll Pedro Sanchez në atë kohë tha se nuk do të angazhohej për objektivin prej pesë për qind, duke e quajtur atë “të papajtueshëm me shtetin tonë të mirëqenies dhe vizionin e botës”, raportoi CNN
Në një takim në Zyrën Ovale me presidentin finlandez Alexander Stubbs, Trump tha se udhëheqësit evropianë duhet ta bindin Spanjën të rrisë angazhimin e saj ndaj aleancës.