Forumi i Familjeve të Pengjeve Izraelite ka reaguar me një deklaratë pas dhënies së Çmimit Nobel për Paqen për venezuelianen Maria Corina Machado. Ata vunë në dukje se e kishin nominuar Trumpin për Çmimit Nobel për Paqen pas përpjekjeve të tij për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
“Edhe pse Komiteti i Nobelit ka zgjedhur një fitues tjetër këtë vit, e vërteta mbetet e qartë dhe e pamohueshme, asnjë udhëheqës apo organizatë nuk ka kontribuar më shumë për paqen në botë sesa Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump”, deklaroi Forumi.
Gjithashtu theksoi se presidenti amerikan po “punon pa u lodhur, edhe në këtë moment”, për lirimin e pengjeve, duke nënvizuar se “sukseset e tij në promovimin e paqes politike gjatë vitit të kaluar flasin vetë”.
“Asnjë çmim ose mungesa e një të tilli nuk mund ta zvogëlojë ndikimin e thellë që ai ka pasur në familjet tona dhe në paqen botërore”, shtuan ata.