Ish-sekretari personal i Princeshë Dianës, ka treguar se ajo mbante rezerva të gjakut të saj. Princesha e ndjerë, e cila vdiq në një aksident automobilistik në Paris, 26 vite më parë, thuhet se ishte aq shumë e friksuar, saqë ekipi i saj i sigurisë mori monstra gjaku nga venat e saj, të cilat do i përdorte nëse do të sulmohej ndonjëherë.

Patrick Jephson, i cili punoi me Dianën nga viti 1988 deri në vitin 1996, ka zbuluar: “Veçanërisht, kur ishim jashtë shtetit ose në vendet në zhvillim, mbanim një frigorifer të vogël të mbushur plot me rezerva gjaku të Dianës. Të gjithëve ne, na ishin bërë analizat dhe doktorët e dinin mirë se cili nga ne mund t’i dhuronte asaj gjak, nëse do i nevojitej“.

Diana ka qënë shpesh herë e kërcënuar fizikisht. Një pjesë e punës ishte e lehtë për t’u harruar por më pas diçka ndodhte dhe kujtoheshim se çfarë përgjegjësie që kishim”.

Patrick Jephson ishte sekretari i saj personal para se Diana të ndërronte jetë si edhe gjatë divorcit të saj nga Princi Charles. Ai është shprehur gjithashtu se nuk do e harrojë kurrë mënyrën se si monarkia e ka trajtuar ish-shefen e tij.

Natën e 31 gushtit 1997, në moshën 36-vjeçare, Diana dhe partneri i saj i atëhershëm Dodi Al Fayette u përfshinë në një aksident me vdekje në Paris gjatë kthimit nga një natë që iu kushtoi atyre gjithë jetën.

Shkaktarët e aksidentit, i janë atribuar faktit se drejtuesi i limuzinës ku udhëtonte çifti, ka qënë në gjendje të dehur, ndërkohë që u përfol shumë për paparacët që po ndiqnin çiftin për një foto ekskluzive të tyre.