Të paktën 33 trupa palestinezësh u gjetën pas tërheqjes izraelite nga Gaza.

“33 trupa u gjetën në disa pjesë të qytetit”, deklaroi drejtori i Spitalit Al-Shifa, Dr. Mohammed Abu Salmiya.

Qeveria izraelite ratifikoi mëngjesin e sotëm fazën e parë të një marrëveshjeje paqeje për Gazën, e cila do të çojë në një armëpushim dhe lirimin e pengjeve, e pohuar kjo nga zyra e Kryeministrit Benjamin Netanyahu. Armëpushimi duhej të hynte në fuqi fill pasi kabineti izraelit i dha OK-in e tij, por dëshmitarë okularë pohuan për BBC se gjatë natës ka pasur sulme ajrore në disa pjesë të Gazës.

Agjencia palestineze e lajmeve “Wafa” pretendon se IDF bombardoi orët e para të ditës së sotme Khan Younis-in; shënjestra sipas saj, ka qenë zona e al-Katiba-s, në qendër të qytetit ku ushtria izraelite përdori dronë e zjarr artilerie.