Asanaj është plagosur në zyrën e tij dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Prishtinës


Qëllohet me thikë në zyrën e tij, kreu i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj. Ai u dërgua me urgjencë për spitalin e Prishtinës, por me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk mundi t’i mbijetojë plagëve së marrë në fyt dhe pranë zemrës. Ai i’u nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale por nuk mundi të shpëtojë dhe ka ndërruar jetë rreth orës 14:00. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, në fshatin amerikan. Policia lokale ka konfirmuar për mediat kosovare se ngjarja ka ndodhur në zyrën e tij private, por nuk dihet ende autori apo motivet e ngjarjes.


14 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)