Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka dhënë një intervistë ndryshe në daljen e fundit publike.
Ai ka folur për bisedime të fshehta gjatë takimeve me liderët botërorë, duke zbuluar dhe një diskutim rreth luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.
Vuçiç ka treguar se para se presidenti rus Vladimir Putin të sulmonte Ukrainë, ata kanë zhvilluar një takim. Sipas Vuçiç, takimi ka ndodhur më 25 nëntor 2021 dhe këtu Putin nuk i ka përmendur asgjë për sulmin. Megjithatë, lideri serb shton se çdo kush fliste për luftë dhe ai vetë parashikonte që të nsite më 1 mars 2022. Në fakt lufta nisi më 24 shkurt 2022.
“Unë isha me Putinin më 25 nëntor 2021 në Soçi, patëm një bisedë për tre orë. Ai më priti mirë, ndoshta ishte biseda jonë më e përzemërt. Ai nuk e përmendi Ukrainën, shkuam nga një zyrë në tjetrën. Ai ishte mikpritës dhe u përpoq t’i tregonte respekt një vendi të vogël. Dola dhe u thashë Tanja Jović dhe Suzana Vasiljević se do të kemi një luftë pas tre muajsh. Pas kësaj shkuam në Pekin për hapjen e Lojërave Olimpike, kinezët nuk besonin se do të kishte luftë. Vetëm Sheikh Muhamedi, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, tha se lufta do të niste më 1 qershor. Unë thashë se do të niste më 1 mars. E humba për 4 ditë.”- tha Vuçiç.