Ylli i OnlyFans, Bonnie Blue, e njohur me emrin e vërtetë Tia Billinger, pretendon se ka thyer rekordin botëror duke kryer marrëdhënie intime me 1,057 burra brenda 12 orësh. Ngjarja ndodhi në një rezidencë luksoze në Londër, e cila më parë është përdorur për festa të njohura dhe të diskutueshme.

Në një intervistë për mediat, Ali Walker 42 vjeç një nga pjesëmarrësit që shpresonte të ishte pjesë e kësaj ngjarjeje, përshkroi atmosferën si “surreale” dhe tregoi se dhoma ku ndodhte gjithçka ishte e mbushur me burra që prisnin radhën. Ai theksoi se kishte vendosur të mos përfshihej në këtë ngjarje masive për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve.

Kishte mbi 30 burra të pranishëm në çdo moment, të gjithë të rreshtuar dhe duke pritur në heshtje. Ishte një skenë që nuk e kisha përjetuar kurrë më parë, tha Ali, duke shtuar se çdo gjë u organizua me masa sigurie dhe se pjesëmarrësit ishin të pajisur me maska për privatësi.

Bonnie Blue postoi në rrjetet sociale pas përfundimit të sfidës, duke thënë: Ja si duket fytyra ime pasi kam përfunduar sfidën me 1000 burra. Ajo theksoi se kishte pesë kamera që regjistronin të gjithë ngjarjen dhe kishte një ekip të dedikuar për menaxhimin e situatës.

Ngjarja është krahasuar me një rekord të ngjashëm të vendosur më parë nga aktorja e filmave për të rritur, Lisa Sparks, e cila kishte kryer marrëdhënie me 919 burra në 24 orë, në vitin 2004.

Ndërkohë, vendi i ngjarjes, një rezidencë prestigjioze në Londër, është pronë e një mashtruesi të njohur, i cili në të kaluarën ka organizuar festa ekskluzive dhe kontroverse.

Ngjarja ka shkaktuar debat të madh në publik, duke ngritur pyetje për etikën dhe qëndrueshmërinë e rekordeve të tilla, si dhe për ndikimin e tyre në shoqëri.//DailyMail